Këto veprime dëmtojnë lidhjen tuaj

Kurrë mos flisni keq për prindërit e tij. Madje as atëherë kur ai e di se e ëma e tij është një ankth i vërtetë dhe dëshiron të kontrollojë gjithçka.
Po kënaqeni në lidhje, por ekzistojnë disa gjëra që mund ta shkatërrojnë romancën tuaj. Fushat e “minuara” që do të duhej t’i shmangni i zbulon dr. Diana Kirschner, autore e librit “Love In 90 Days”. Pra në qoftë se dëshironi të keni një lidhje të suksesshme kujdes më këto gjëra që do t’i paraqesim në vazhdim.

Kujdes kur flisni për prindërit e tij

Kurrë mos flisni keq për prindërit e tij. Madje as atëherë kur ai e di se e ëma e tij është një ankth i vërtetë dhe dëshiron të kontrollojë gjithçka. Do ta mbrojë edhe atëherë kur ju e akuzoni me shkas.

Mos e pyetni pse ka qëndruar aq gjatë në banjë

Natyrisht, të gjithë kemi nevoja biologjike, por asgjë më shumë nuk e vret dashurinë se debati se çfarë ka ndodhur brenda banjës.

Mos i përmendni meshkujt e famshëm

Natyrisht të gjithë e dimë se sa seksi është Taylor Kitsch. Këtë e di edhe i dashuri juaj. Por, ta përmendësh këtë para tij jo vetëm se e bën të ndihet keq, por edhe xheloz.

Përgatitja

Për të ruajtur pasionin disa gjëra duhet të mbeten sekret. Kjo do të thotë se përgatitjet para se të dilni t’i mbani vetëm për veten tuaj.

Advertisement
Loading...