Kim Kardashian ‘shpërthen’ me format e trupit, e gjithë vëmendja tek ajo

Kim Kardashian edhe njëherë ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Në “Met Gala 2019”, ajo thjesht ka shkëlqyer derisa ka zgjedhur të paraqitet me një fustan i cili dukshëm i ka nxjerrë në pah hiret perfekte të trupit të saj, kreacion i Thierry Mugler.

Detajet e këtij fustani kanë bërë që ylli televiziv, të shkëlqejë e tëra, shkruan Indeksonline.

Kardashian dhe veshja e saj prej ngjyrë karameli, ka vezulluar në këtë event.

38 vjeçarja në qilimin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork u paraqit së bashku me burrin e saj Kanye West.

Advertisement
Loading...