
Miley Cyrus ka zbuluar se në martesën e saj me ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth, ka pasur shumë konflikte, por pranoi se e do atë shumë, raporton “Daily Mail”.
Gjatë një interviste të sinqertë me Howard Stern të mërkurën, këngëtarja tha: “Pati shumë konflikte… Kur të kthehem në shtëpi, unë nuk dua dramë apo zënka”.
28 vjeçarja dhe aktori u martuan në një ceremoni private në dhjetor të vitit 2018, por u ndanë vetëm disa muaj më vonë, në gusht të 2019-ës.

Por, më pas ajo shtoi: “Ne kemi qenë bashkë që kur unë isha 16 vjeç. Shtëpia jonë u dogj nga flakët. Ne kemi qenë të fejuar dhe nuk e di nëse menduam ndonjëherë që do të martoheshim, por kur humbën shtëpinë tonë në Malibu, zëri im para dhe pas zjarrit është shumë ndryshe, pasi ajo traumë ndikoi vërtetë në të.
Gjithçka që kisha u zhduk, përfshirë edhe shumë këngë, të cilat i kisha shkruar në atë shtëpi. Çdo foto e imja që prindërit më kishin dhënë, çdo kafshë që jetonte aty, humba gjithçka. Ajo që kishte mbetur nga ajo shtëpi ishte vetëm unë dhe ai”.

Pas kësaj, këngëtarja rrëfeu: “Unë e doja shumë dhe do të vazhdoj ta dua gjithmonë”. Pas divorcit, Miley pati një romancë të shkurtër me aktorin e “Call her Daddy”, dhe pas kësaj, u lidh me Kaytlin Carter, me të cilën u nda disa muaj më vonë.
Ndërsa Liam, është në një lidhje me modelen australiane, Gabriella Brooks, me të cilën filloi të dilte në dhjetor të vitit të kaluar.






























