
Selena Gomez mund t’i jetë rikthyer romancave, pasi së fundmi është raportuar se këngëtarja po nis një histori të re dashurie, sipas “Page Six”. Rrjeti është i mbushur me thashetheme se 28-vjeçarja, u pa duke darkuar me lojtarin e “NBA”, Jimmy Butler.

“Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim. 100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”- tregoi një burim për mediat e huaja.
Pas disa kohësh single, duket se këngëtarja po i jep një shans njohjeve të reja. Edhe pse Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Bieber po bëjnë më shumë se një vit që kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, Selena Gomez vazhdon të komentohet për lidhjen e saj me këngëtarin dhe ndjekësit e krahasojnë me modelen.

Përveç Bieber, këngëtarja ka pasur histori dashurie edhe me The Weeknd për gati një vit para se të ndaheshin në vitin 2017 dhe më pas u lidh për pak kohë me Niall Horan në vitin 2019.






























