Prezantuesja e njohur doli kundër protestuesve në Tiranë, reperi Stresi e ofendon rëndë

Stresi është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar ditën e djeshme, por edhe sot në Tiranë për Klodian Rashën.

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndër të tjera ajo shprehet se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë  në Instastory shkrimin e saj duke iu krhyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto.

Einxhel ende nuk ka reguar rreth statusit të Stresit.

Ky i fundit është shfaqur pak minuta më parë në protestë teksa ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve edhe në rrjetet sociale ku shkruan “Sot si dje ne Oren 18:00 deri sa dikush te jap dorheqje ose …! aty JEMI dhe sonte #UnJamklodiani”.

 

Advertisement
Loading...