
Kylie Jenner po përdor fotot e saj me bikini për t’i bërë fansat të regjistrohen për të votuar dhe me sa duket po funksionon.
Kylie ndau një link të Vote.org në Instagramin e saj, duke i drejtuar fansat drejt linkut dhe bashkëngjitur vendosi foto të saj me rroba banje.
“A jeni regjistruar për të votuar? Klikoni në linkun në bio time… Le të bëjmë një plan për të votuar së bashku”, -shkroi Jenner në fillim të kësaj jave.
Mjeti online i regjistrimit dhe verifikimit të votuesve vuri re një rritje masive të përdoruesve pasi Jenner e publikoi linkun në faqen e saj. Rritja ishte 1,500% një ditë pasi Jenner bëri postimin.
“Pas postimit të Kylie Jenner në Instagram, rritja e bashkëveprimeve me mjetin e verifikimit të regjistrimit të Vote.org flet për një energji midis të rinjve amerikanë që duan të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet në këto zgjedhje. Duke e bërë votimin më të lehtë dhe nga ana tjetër, duke marrë më shumë njerëz për të votuar, ne krijojmë një demokraci më të fortë, më përfaqësuese”, -tha CEO i Vote.org Andrea Hailey në një deklaratë për mediat.
Të shumtë janë personazhet e famshëm që janë kundër Trump. Edhe Kardashians kanë folur kundër tij, përveç Caitlyn Jenner dhe Kanye West, që kanë treguar hapur mbështetjen e tyre ndaj presidentit aktual.






























