Kjo modele ha 6 kg çokokrem në muaj dhe ka një fiksim të çuditshëm

Natasha Croën është një modele 24 vjeçare nga Suedia dhe ndryshe nga vajzat e tjera të kësaj fushe ajo ka një fiksim të çuditshëm.

Natashës i ka shkrepur në kokë që të kapë rekordin botëror për të pasmet më të madhe dhe për këtë po punon shumë fort.

Ajo ha plot 6 kilogram çokokrem në muaj për të rritur përmasat sa më shpejt dhe duket se deri më tani punët i kanë shkuar mirë në kapjen e rekordit.

Deri më tani, diametri i të pasmeve ka shkuar në 182 centimetër, por ajo synon ti rrisë edhe më tepër.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, ajo ka edhe mëbshtetjen e mijëra ndjekësve të cilët e shtyjnë për të arritur këtë rekord.

Duket e çuditshme, por ka njerëz që shqetësohen edhe për halle të tilla. Siç thotë edhe populli: Halle si këto paçim!

Advertisement
Loading...