Kryemadhi: Me Ilir Metën nuk bëj politikë, por dashuri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, për herë të parë ka folur rreth ndërlidhjes së punës dhe jetës së saj bashkëshortore.

Në një prononcim për emisionin “Opinion”, Monika ka thënë se Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë në drejtimin e saj në LSI.
“Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj. A kam folur me të për krizën? Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur me të për krizën”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ata nuk flasin fare për politikë në shtëpi.

“Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI-së asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet”, tha Kryemadhi.

Advertisement
Loading...