Kush ka vuajtur nga aknet, të lexojë këtu!

E dini se ekziston një lidhje mes akneve gjatë adolëshencës dhe rezultateve akademike të mëvonshme? Sipas studimeve të fundit, gratë që kanë patur akne gjatë adolëshencës së tyre dhe probleme të këtij tipi me fytyrën, kanë shanset më të mëdha për të marrë rroga të larta ose për të dalë me nota të larta në mësime.

Ekspertët ngrënë hipoteza se mund të jetë gjenetike lidhja mes akneve dhe edukimit të dikujt, për shumë arsye. Studentët që në adoleshencën e tyre kanë vuajtur nga aknet kanë tendencën për të qenë më të izoluar nga shoqëria. Pra gjasat që të kishin shoqëri të zgjeruar apo jetë sociale aktive ishin të pakta dhe si rrjedhojë një pjesë e mirë e kohës së tyre i kushtohej mësimeve.

Përsa i përket gjinisë, një fenomen i tillë vihet re të jetë më prezent tek gratë. Pavarësisht periudhës së keqe me fytyrën, me kalimin e viteve dhe me përfundimin e një problemi të tillë, shanset për të gjetur një punë dhe për t’ua paguar shumë më mirë se të tjerët janë të mëdha.

Kjo gjithsesi, s’do të thotë se tek të gjithë ndodh njësoj dhe pse na pëlqen ta mendojmë si të tillë.

Advertisement
Loading...