
Kylie e ka arritur miliardin e saj të parë, dhe ajo mendon se për suksesin e saj janë më së shumti merita kanë rrjetet sociale.
Kylie Jenner u bë miliarderja më e re falë perandorisë së saj të produkteve të bukurisë, “Kylie Cosmetics”, të cilën ajo filloi ta ndërtonte tre vjet më parë.
Manjatja e produkteve të bukurisë, në moshën 21-vjeçare e largoi nga froni Mark Zuckerberg, themeluesin e Facebookut, i cili e fitoi miliardin e parë në moshën 23-vjeçare.
Edhe pse është motra më e vogël në klanin Kardashian-Jenner, 21-vjeçarja Kylie është bërë më e pasura mes tyre.
Për suksesin enorm të kompanisë së saj, ajo i falënderon rrjetet sociale të cilat ia siguruan një bazë të fansave para se ajo ta lansonte produktin e parë, përcjell “Forbes”.
Përveç Kylie, e cila e ka fituar vetë pasurinë e saj, në listën e “Forbes” të miliarderëve më të rinj kryesisht ndodhen trashëgimtarët.






























