Kylie Jenner, sërish shtatzënë

Asgjë nuk ishte e zakonshme në lidhje me Kylie Jenner dhe fëmijën e saj të parë.

Qëkur e ka lindur vajzën Stormi Webster e deri te festimi i ditëlindjes së saj të parë bukuroshja ka arritur t’i sigurojë asaj rrobat më moderne, udhëtime luksoze dhe datëlindje ëndrrash të cilën do ta dëshironte çdo fëmijë.

LEXO EDHE: Performanca e Lady Gaga’s në Oscars ishte momenti më i ‘nxehtë’ i natës

Mirëpo nëse fansat e yllit kanë menduar se eksitimit i ka ardhur fundit janë mashtruar. Kylie është në pritje të fëmijës së dytë. Në të vërtetë, miqtë e Kylie dhe të dashurit të saj Travis Scott kanë deklaruar se ajo sërish është shtatzënë dhe atë në muajin e tretë.

“Kylie tashmë është në muajin e tretë. Ka pritur që Stormi të mbushë 1 vit, prandaj çdo gjë po shkon sipas planit”, ka deklaruar një burim, duke shtuar se ata janë shumë të lumtur.

Advertisement
Loading...