Ledri Vula dhe Sara do të lindin fëmijën jashtë vendit, jo në Kosovë

Për pak javë reperi Ledri Vula dhe parnerja Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë teksa do të mirëpresin në jetën e tyre bebushen që është vajzë.

Duket se fëmija i dyshes së njohur do të ketë nënshtetësi të huaj, pasi sipas ‘Prive’ Ledri dhe Sara kanë lënë Kosovën për t’u shpërngulur në Gjermani, ku edhe mendohet se Sara do të sjellë në jetë vajzën.

Kujtojmë që partnerja e Ledrit jeton prej vitesh në Gjermani me familjen ndaj edhe zgjedhja për ta lindur atje vogëlushen është mëse e kuptueshme. Gjithsesi nuk dihet nëse familja e vogël do të zgjedhin të qëndrojnë përgjithmonë në shtetin e huaj, apo nëse bëhet fjalë vetëm për proçesin e lindjes.

Kujtojmë që sot në mbrëmje Ledri do të publikojë këngnë më të re kushtuar të bijës.

 

Advertisement
Loading...