Mozzik, Hana dhe Loredana dalin për një shëtitje familjare

Pasi ishte në Kosovë për arsye që nuk i morëm vesh (OK përtej faktit se takoi Mozzik), Loredana u kthye në Gjermani. Por, bashkë me të duket se është rikthyer edhe Mozzik dhe këtë na e tregoi vetë reperja duke postuar një video të makinës së tij në  story në Instagram.  Si duket ata po kalojnë kohë së bashku dhe nuk i kursejnë as shëtitjet të tre rrugëve të Gjermanisë. Këtë na e kanë zbuluar vetë padashje.

Ka qenë Loredana ajo që ka postuar një video të Hanës ditën e djeshme në Instagram, ku shihet duke ecur, kurse Mozzik publikoi disa video nga makina e tij këtë mëngjes.

Nëse ende nuk e keni kuptuar ku është e përbashkëta në këto video- po ua themi ne: xhupi i zi i reperit.

I njëjti xhup që ai mban veshur në videot e publikuara në llogarinë e tij të Instagramit, shihet edhe në videon e Hanës e kjo nuk lë asnjë vend për diskutime.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u vu re se Loredana dhe Mozzik ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani.

Advertisement
Loading...