Leonardo DiCaprio gjen dashurinë e jetës te modelja 20 vite më e vogël

Ai është një nga aktorët më të suksesshëm në Hollywood dhe më tërheqëse, si edhe ka qenë i lidhur me disa nga gratë më të bukura në botë. Por Leonardo DiCaprio e ka gjetur ‘vajzën e ëndrrave‘ tek Camila Morrone.

‘Ata janë shumë të dashuruar. Camila është vajza që ai gjithmonë ka ëndërruar. Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë. Ka marrëdhënie të mira me familjen e tij, gjithashtu edhe Leonardo DiCaprio shkon shumë mirë familjarët e saj’- tha një burim për ET Online.

Çifti janë në lidhje që nga viti 2017, por janë afruar veçanërisht me njëri-tjetrin gjatë periudhës së karantinës. Ndërsa ata e kanë mbajtur romancën e tyre shumë private, raportohet se Camila Morrone e ka kthyer yllin e Hollywood ‘në një djalë për shtëpi’.

“Ai zakonisht është shumë i pavarur, kalon shumë kohë me miqtë, por për shkak të izolimit, kryesisht ka kaluar kohë me Camila. Leonardo DiCaprios i pëlqen të jetë me të,”– tha një burim për People në qershor.

Dyshja, që kanë një diferencë prej 20 vitesh me njëri-tjetrin, janë shfaqur vetëm një herë si bashku në një event çmimesh. Camila ishte pranë aktorit në Academy Aëards 2020, ku filmi i tij “Once Upon A Time … in Hollywood” ishte nominuar në një sërë kategorish, përfshirë “Aktorin më të Mirë” për Leonardo DiCaprion.

 

Advertisement
Loading...