Lirohet Loredana Zefi: Policia jep detaje

Loredana Zefi mbrëmë ishte arrestuar nga policia nën dyshimin se ajo ka vjedhurr 900 mijë euro së bashku me vëllezërit e saj.

Mirëpo pasi ajo është marrë në pyetje lidhur me akuzën që po i bëhet, Loredana është liruar. Loredana Zefi mbrëmjen e së martës (7 maj) është arrestuar nga policia zvicerane.

“RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas po këtij teksti, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik të ikjes, ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot (e mërkure).

Për ndryshe, Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Advertisement
Loading...