Loredana di të jetë edhe gocë për shtëpi dhe me veprimin e fundit na surprizoi të gjithëve!

Loredana është jo vetëm reperja por edhe ndër artistet shqiptare më të suksesshme, duke korrur suksese edhe në tregun ndërkombëtar. Për shkak të rrymës së muzikës, Lori ka krijuar te publiku figurën e një vajze rebele, mistrece, të pabindur. Do e tepronim nëse do e quanim “tomboy”?

Gjithsesi, ajo na ka surprizuar të gjithëve mbrëmjen e djeshme duke postuar një foto duke gatuar. Emmm, prit! Jo thjesht duke gatuar, por duke tërhollur. Nuk e dimë se çfarë po përgatit reperja, por ja që ajo di të jetë edhe amvisë e “gocë për shtëpi” shembullore.

Në këtë rast, do vlente shprehja “Loredana i bën të gjitha!” Ajo po e mbyll 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak ditë më parë, reperja publikoi albumin e saj “Medusa” që po korr shumë sukses dhe është pritur goxha mirë nga fansat.

 

Advertisement
Loading...