Marina Vjollca i kthehet punës! Ja ku do ta shikojmë në sezonin e ri

Mungesa e saj e gjatë në ekranin e televizionit ngjalli lloj- soj aludimesh.

Një që mund të kishte vendosur të tërhiqej, një që s’e linte Getoari.

U përfol se do të ishte një talent show ai që do ta rikthente Marinën në televizionin e “Klan” e megjithatë, edhe ky sezon televiziv i kaloi pa asnjë projekt.

Marina duket se e ka nisur punën që tani për sezonin që vjen dhe këtë, e zbuloi vetë tek komentet me të motrën, Lirën, tek fotoja me pizhama që postoi sot në Instagram.

“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”, i komenton e motra me shaka.

Dhe Marina i përgjigjet:

“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni.”

Advertisement
Loading...