
Marka e njohur amerikan e veshjeve “Marc Jackobs” ka zbuluar koleksionin e ri të veshjeve, dhe në njërën nga veshjet si aksesor e ka shtuar plisin që është symbol tradicional shqiptar, dhe pjesë e çdo veshjeje kombëtare të burrave.
“Marc Jackobs”, ka njoftuar për koleksionin e ri në rrjetet sociale, dhe ka publikuar këtë fotografi model me plisin e famshëm të shqiptarëve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që simbolet tradicionla eshqiptare janë vënë në shënjestër të brendeve të huaja të veshjeve e aksesorëve.

E mbani mend kur ish-sulmuesi i Milanit Alexandro Pato kishte publikuar në rrjetet sdociale, një fotografi ku luante me qenin, ndërsa ka të veshur një bluzë të bardhë me shqiponjën në gjoks? Pastaj, brendi i orëve në Zvicër, me shqiponjën dy krenare, etj.






























