Maska me gurë e Lana Del Rey-t acaron fansat e këngëtares

Në një kohë pandemie, Lana Del Rey duket se zgjodhi një moment të papërshtatshëm për t’u dukur cool. Në një video në Instagram, Lana prezantoi librin e saj me poezi, “Violet Bent Backëards Over the Grass”, ku mbante një maskë të çuditshme.

Siç mund ta shihni, këngëtarja shfaqet me një maskë-rrjet, e cila nuk ka asnjë efekt në luftën për të parandaluar koronavirusin.

Fill pas kësaj, njerëzit kritikuan zgjedhjen e Lana-s, ndërsa disa të tjerë nisën të bënin meme me albumin e dytë të saj, “Born to Die” (të lindur për të vdekur).

Lana nuk i është përgjigjur ende kritikave, por sipas The Independent, motra e saj, Caroline Grant, u shpreh se “këngëtarja kishte rezultuar negative” përpara videos.

Një teori tjetër në internet thotë se rrjeta ka një shtresë të tejdukshme, megjithëse ka pak të ngjarë të jetë vërtet kështu. Më shumë kuptim ka teoria se e gjitha ishte marketing për librin me poezi. Sidoqoftë, kaq të vështirë e kanë njerëzit të mbajnë një maskë që parandalon vërtet virusin?!

Advertisement
Loading...