Princi dhe Princesha e Shqipërisë, prindër për herë të parë

Elia Zaharia dhe Princ Leka së shpejti do të bëhen prindër. Nëpërmjet disa fotove të siguruara nga “Panorama Plus”, çifti janë fotografuar rrugëve të kryeqytetit, ndërsa Elia shfaqet e veshur me një fustan të lirshëm.


Vëmendje tërheq barku i rrumbullakosur, duke mos lënë më vend për dyshime. Në një intervistë të mëhershme për “Panorama Plus”, Elia u shpreh se nuk kishte preferencë për gjininë: “Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!” Bebushi po vjen 4 vite pas martesës së çiftit. Sa për shtatzëninë, nuk është zbuluar asnjë detaj i mëtejshëm, megjithatë Elia duket të jetë në tre mujorin e dytë të pritjes së ëmbël.

 

 

 

Vetë Zaharia nuk ka reaguar ende lidhur me lajmin. Me rëndësi është që familjes Zogu po i shtohet një anëtar i ri.

Advertisement
Loading...