
Ajo është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar muajt e fundit, këngët e së cilës por edhe jeta private kanë marrë një vëmendje të lartë nga mediat.
Këngëtarja e njohur, Fifi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Akoma” që u prit mjaft mirë nga publiku dhe ka marrë shume klikime në Youtube. Megjithatë, së fundmi ajo ka treguar se ka vizituar Prishtinën, qytetin ku dhe është rritur.
Teksa ka qenë duke ecur në rrugët e Prishtinës, Fifi ka treguar nëpërmjet një postimi se i janë rikujtuar shumë momente të vështira nga fëmijëria ku shumë persona e kanë injoruar dhe poshtëruar.
“Duke ecur rrugëve të Prishtinës, si njëherë kur kam qenë student, kur nuk përtoja as edhe një moment të punoja për të bërë diçka për jetën time. Ato moment mu kthyen si Dejavu kur i thash vetes hajt ec përpara në qytet si një farë vakti. Aq e vogël u ndjeva, ndërkohë që të ma thirrin emrin e që t’më njohin kam luftuar gjithë këto vjet. Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore.. ama unë u ndjeva krenare me veten që kam luftuar me shpirt e tru edhe jam ku jam sot.. në këtë rrugëtimin tim s’jam vetë ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, ka shkruar Fifi.































