Më në fund, Gent Fatali prezanton të dashurën

Prej kohësh përflitet se reperi, Gent Fatali dhe motra e Loredana Zefit, Rozafa janë në një lidhje dashurie.
E këtë e ka konfirmuar edhe vetë Genti në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “Mirage”.
Ndërkaq tani, reperi ka publikuar një imazh në Instagram në të cilin e prezanton për të parën herë të dashurën.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumtë në foton e tyre, të cilët e përgëzojnë çiftin më të ri të showbizzit shqiptar.

Dyshja shfaqen me plot stil teksa pozojnë para pasqyrës, ku tregojnë se gjenden në Shqipëri.

Advertisement
Loading...