Me videot më emocionuese nga lindja e djalit, reperi shqiptar paralajmëron projektin më të veçantë të karrierës

Ky vit nisi me bekime për reperin Skerdi dhe bashkëshorten e tij, Vesa. Dyshja e njohur u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosën emrin Roi. Tashmë ai është personi më i rëndësishëm në jetën e tyre dhe këtë gjë, Skerdi ka vendosur ta dëshmojë edhe me një këngë. Reperi ka zbuluar ditën e sotme se shumë shpejt do të vijë me një projekt muzikor dedikuar djalit dhe bashkëshortes së tij.

Këtë këngë duket se ai do ta shoqërojë edhe me momentin më të bukur të jetës së tyre, lindjen e Roit. Skerdi ka postuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga kënga dhe video, të cilat janë realizuar para dhe pas lindjes së vogëlushit. Këto çaste janë mjaft emocionuese dhe ai ka vendosur t’i ndajë për herë të parë me fansat e tij. Dhe këngën ka menduar ta sjellë në një ditë shumë të rëndësishme, për ditëlindjen e të birit.

“Ky projekt i dedikohet djalit tim Roit dhe gruas sime Veses. Nje emocion i forte mes vargjesh me kaplon sa here degjoj kete kenge te cilen e krijova pak nga pak teksa shihja djalin tim duke u rritur. Sot jam mirenjohes ndaj Zotit per kete bekim qe m’ka dhene dhe ne njevjetorin e engjellit tim, kjo do jete dhurate nga shpirti i nje babai… #comingsoon“, ka shkruar reperi përkrah videos.

 

Advertisement
Loading...