Dhurata Dora mori urimin më të bukur për 28-vjetorin nga Poem Blu dhe mami Sara

Dhurata Dora festoi ditën e sotme 28-vjetorin e lindjes. Ajo mori qindra urime nga miq e fansa të saj, por më i veçanti është ai i mikes së saj më të mirë, Sara Hoxha.

Kjo e fundit ka postuar në rrjete sociale një foto të vogëlushes Poem Blu dhe i ka bërë një dedikim shumë speciale Dhuratës. Sara duket se i ka vendosur të voglës një pampers që vetë Dhurata ka shkruar për Poem Blu, para se ajo të vinte në jetë. Gjatë festës së baby shoëer-it, Sara ju dha gjithë mikeve të saj nga një pampers dhe ato lanë nga një shënim për vogëlushen.

Përkrah fotos së Poem Blu, Sara ka shkruar këto fjalë për Dhuratën: “Në ditën tënde speciale ne veshëm pampersin tënde teze. Gëzuar ditëlindjen, të duam shumë”.

Sara ka treguar se e vogla e saj ka krijuar një lidhje të ngushtë me Dhuratën, që tani edhe pse nuk është njohur ende me të. Ajo postoi në rrjete sociale një foto, në të cilën Poem shihej duke fjetur dhe tregoi se ajo e bën gjumin më të mirë kur i këndon Dhurata.

“Poem Blu fle më mirë kur Dhurata Dora këndon për të”- shkroi Sara krahas fotos ku e bija shfaqej duke fjetur.

Advertisement
Loading...