
Meghan Markle dhe detaji i sikletshëm që mund të inatosë mbretëreshën Elizabeth.
Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, është e njohur për daljen nga skenari.
Kohëve të fundit mediat kanë folur shpesh rreth saj, për shkak të thyerjeve të protokollit, por deri më tani mbretëresha nuk e ka kritikuar hapur.
Kësaj radhe, ka dalë diçka nga e kaluara e Meghan, e cila mund të inatosë madhërinë e saj.

Siç raportojnë mediat angleze, përveç babait Thomas Markle, i cili është vënë shpesh në qendër të kritikave, është një tjetër i afërm, që mund të vërë në siklet nusen e princit. Nipi i saj kultivon kanabis.
Bëhet fjalë për Tyler Dooley, gjysmë-nipin e Meghan, i cili është djali i vajzës së gruas nga martesa e dytë e të atit, shkruan noa.al
I riu ka thënë se para martesës ka pasur marrëdhënie të mira me Meghan. Nuk dihet se si do e presë mbretëresha një tjetër pjesëtar problematik të familjes së nuses së nipit.






























