Merr fund gjithçka, Elvana Gjata dhe Ervin Mata nuk janë më bashkë

Elvana Gjata mësohet se është ndarë nga i fejuari Ervin Mata. Është gazeta ‘Panorama’ që raporton për fundin e lidhjes midis këngëtares shqiptare dhe personit që ndodhet ende në kërkim nga policia për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok të Tiranës, më 4 tetor të 2018-ës.

Madje, kjo gazetë raporton se “për shkak të mungesës së komunikimit mes tyre (Elvanës dhe Ervinit), i fejuari do e marrë vesh nga mediat vendimin e saj për ta mbyllur këtë histori.”

Një tjetër detaj ishte edhe paraqitja e Elvanës në Prishtinë, në një koncert me rastin e festës së pavarësisë. Këngëtarja u pa në skenë pa unazën e fjesës në gisht, si për të konfirmuar fundin e fejesës.

Pesë muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut, grupi i Ervin Matës u përplas me armë me grupin e Elvis Martinajt, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha. Fillimisht u raportua se shkak për sherrin ishte bërë ngacmimi ndaj këngëtares Gjata, por sipas Prokurorisë, dyshohet se dy grupet kishin rivalitet për drogën.

Advertisement
Loading...