Mihrija pyet Naimin: Sa femra ke pasur para meje? – Përgjigja është epike

‘Këndi i së vërtetës’ në emisionin “E Diell” në Top Channel ka nxjerrë në pah shumë anë të panjohura mes Mihrije Brahës dhe Naim Abazit.

“A ke bërë ndonjëherë sherr me ndonjë mashkull tjetër për mua?”, i është drejtuar Mihrija bashkëshortit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se nuk ishte e nevojshme.

“Rashë në grepin e tij”, tha këngëtarja duke qeshur. Më pas, duke dalë pak nga skenari, Mihrija e pyeti Naimin në lidhje me numrin e të dashurave që ka pasur përpara saj.

“Unë kërkoja Mihrijen. Kërko e kërko, derisa e gjeta”, ka thënë ai, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ka zbuluar se te Naimi gjithmonë ka vlerësuar inteligjencën e tij, pasi asnjëherë nuk i ka parë meshkujt nga bukuria fizike.

Edhe pas 20 vitesh martesë, Mihrija dhe Naimi ia kanë dalë në mënyrë perfekte të krijojnë një balancë mes karrierës dhe jetës private.

Advertisement
Loading...