
Miss Shqipëria, Trejsi Sejdini e ka thumbuar me fjalë këngëtaren Enca Haxhia për peshën dhe virgjërinë e saj.
Gjatë emisionit ‘Why Not’ teksa i përgjigjej komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale për seksin, Trejsi ka thumbuar keq Encën.
Një pyetje ironike drejtuar Trejsit ishte nëse ajo është e virgjër si Enca.
E ajo përgjigjën e bëri në mënyrë thumbuese për Encën
“Sa është një Enca janë tre Trejsa ..qysh mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban krik Encën”, tha ajo.
Menjëherë pas kësaj, e vetëkënaqur prej asaj që tha, Tejsi bashkë me moderatoren e programit, shpërthyen në të qeshura.
Miss Shqipëria Trejsi Sejdini e ka përfaqesuar Shqipërinë në ‘Miss Universe’, ndërsa Enca po e shijon suksesin e këngës ‘Balade’, projekt i fundit i saj.
Advertisement
Loading...






























