Moderatorja e njohur e quan Tunën ‘yll ndërkombëtar’

Moderatorja e njohur e ka vlerësuar lartë Tunën pas promovimit të albumit të saj të ri.
Tuna Sejdiu dy ditë më parë promovoi albumin e ri, i cili përmban shtatë këngë, shkruan lajmi.net.Këngëtarja me rastin e promovimit të albumit, mbajti një koncert live, ku këndoi projektet që përmban ky album.
Ajo pranoi komente pozitive për krijimet e reja, ndërsa nuk mungoi as përkrahja e kolegëve dhe fytyrave të tjera publike.Moderatorja Alketa Vejsiu, në një koment që i ka lënë këngëtares, shkruan “O Tuna o yll nderkombetar”.

View this post on Instagram

Ju faleminderit Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi, @ylllimani , @darkodimitrov që bashkë krijuam Fortunën. Faleminderit Qendrës Informative Kulturore @kicqik dhe Qytetit të Shkupit që i qëndroi prapa promovimit të këtij albumi. Të faleminderit @ylllimani që je pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për mua. Të përkulem Armend për aurën që ke. Ke qenë dhe ngelesh gjiganti. Salla e ngritur në këmbë ta riverifikoi sa shumë i ke dhënë muzikës tonë. Jam e bekuar që të kam! Ju faleminderit të gjithëve që ishit në Filharmoninë e Shkupit! Është e papërshkrueshme ajo që përjetova mbrëmë gjatë koncertit, gjatë duartrokitjeve, gjatë takimit me ju derisa dëgjoja përshtypjet tuaja. MBRËMË JU ISHIT FORTUNA!!! Dhe kjo Fortunë më jep mbështetje kolosale që të vazhdoj edhe më fuqishëm! Ju dua!

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

Advertisement
Loading...