
Bleona Qereti është shumë aktive në rrejtin social Instagram.
Këngëtarja publikon herë pas herë postime që tërheqin vëmëndjen e të gjithëve.
I tillë ishte dhe postimi i djeshëm ku tregonte se një grua nuk ka nevojë për një mashkull dhe nëse ai nuk te vlerëson është më mirë të jesh single.

Mirëpo ky status u keqkuptua dhe Bleona ditën e sotme e ka bërë shpjegimin me detaje për atë çfarë ka dashur të thotë me anë të këtij statusi.
“Përkthimi korrekt anglisht-shqip i statusit tim dje, për të gjithë ata që e “qajnë” anglishten. Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga to atë që “dëshirojnë” pa pasur nevojë të jenë në marrëdhënie serioze me të! Kështu që unë preferoj më mirë të jem beqare se sa 1 përdorimshe. Që dmth respekto veten po deshe të të respektojnë të tjerët. Ose më shqip akoma: Mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta!! shkroi Bleona.































