
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isac Carew i dhanë fund lidhjes së tyre pas 18-të muajve që u ribashkua.
Sipas një burimi u tha se dyshja u ndanë për shkak se nuk mund të qëndronin së bashku si shkak i largësisë, pasi që Dua është e zënë me koncerte dhe i duhet të udhëtojë kurse Isac punën e tij si kuzhinier e bën në Londër.
Por siç duket dyshja, nuk janë ndarë vetëm për këtë arsye paska diçka më shumë mes tyre.
Dua dhe Isac, e kanë hequr njeri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale kjo na bën të mendojmë se nuk ka qenë vetëm largësia arsyeja e ndarjes.
Ndryshe, i dashuri i këngëtares kohë më parë është akuzuar për ‘tradhti’ pasi që ishte parë në një klub me një vajzë duke i folur edhe pse ishte në lidhje me Dua Lipën. Ai ishte arsyetuar pas këtij veprimi duke thënë se Dua nuk do të rrinte me një person që nuk e respekton atë, transmeton gazeta blic.
‘Unë nuk di se si ju mendoni se Dua është në një marrëdhënie me dikë që nuk e do dhe e respekton atë. Ajo nuk do të qëndronte me të nëse nuk do e respektonte.’
Ai vazhdoi: ‘Nuk u puthem dhe jam i zhgënjyer për vallëzimin edhe për një moment të shkurtër, duke pasur parasysh mënyrën se si u portretizua. Ishte një klub i zhurmshëm dhe unë po flisja me të në veshin e saj. Jemi shumë të lumtur të jemi së bashku. Kemi kaluar 3 vjet e gjysmë për lumturi së bashku me besnikërinë dhe dashurinë dhe kurrë nuk kemi thyer në radhë të parë sepse kemi pasur probleme të tilla. Ne u shkatërruam për shkak të caktimit të konflikteve dhe mosveprimit të përbashkët. Për fat të mirë lëkura jonë është më e ashpër dhe dashuria është më e fortë se kjo.’ tha Isac.































