“Ndihmo shqiptarët e jo arabët”/ Dua Lipa përgjigjet

Dua Lipa ndodhej në Liban, ku qëndroi për 3 ditë dhe u njoh me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Në disa postime të njëpasnjëshme në Instagram, Dua Lipa u shpreh se kjo përvojë bëri që t’i hapeshin sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët.

Por një prej komentuesve shqiptar në veçanti me sa duket nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të këngëtares së njohur.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë refugjatë në Kosovë vuajnë, se janë pa shtëpi, pa bukë. Sërish ti shkon në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu”, ishte komenti i një prej ndjekësve të saj në Twitter.

Por nuk mungoi një reagim i menjëhrshëm nga ana e këngëtares duke sjellë një përgjigje jo vetëm për komentuesin por për të gjithë ata që mund të kenë ndarë të njëjtin mendim me të.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë gjë që nga 2016-ta. Quhet ‘Sunny Hill Foundation’. Mund të kontrollosh të gjithë punën që është bërë deri tani përmes website-it”.

Advertisement
Loading...