Në mesin e shumë artistëve, ‘The New York Times’ përmend edhe reperen shqiptare

Prestigjiozja “The New York Times” në një artikull të tyre publikoi një listë me plot 15 artistë evropianë, ku në mesin e tyre përmendën edhe Melinda Ademin.

“Edhe pse ka një popullsi të vogël, Kosova po luan një rol të rëndësishëm në pop sot, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora”, shkruhet në New York Times.

Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë nisën luftën për pavarësi kundër Serbisë, gjë që shkaktoi një krizë masive refugjatësh. Ademi u lind në Gjermani dhe jetoi atje deri kur familja e saj fitoi leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Tani, në të njëzetat e saj (refuzoi të tregonte moshën ekzakte), ajo ka çarë në Kosovë dhe ka ndërtuar një karrierë në muzikë.

“Ademi ka dashur gjithnjë të këndojë, madje konkurroi në ‘American Idol.’ Por, së fundi, zbuloi se mund të bënte rap. Kjo e shtyu të hedhë hapin. ‘Po përpiqesha të krijoja këngë, dhe kuptova që më tërheqin më shumë meloditë dhe tingujt shqiptarë,’ tha ajo. ‘Thjesht vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia të vija këtu.’

“Nuk di t’i përgjigjem deklaratës së tij apo qëllimeve pas saj”, ka thënë Melinda kur iu kërkua një koment. “Por mund të flas për klimën muzikore këtu, dhe ne, vajzat, po bëjmë namin.”

Advertisement
Loading...