Nënat e reja po vendosin makijazh gjatë lindjes, për të qenë gati për fotografi

Gjithmonë e më shumë është në rritje numri i nënave të cilat disa minuta para lindjes po vendosin makijazh, në mënyrë që të duken më të bukura gjatë fotografisë së parë të fëmijës.

Sigurisht që do të bëhesh nënë, por në kohët moderne, çdo gjë po ndahet me të tjerët përmes rrjeteve sociale. Ndonëse kjo mund të duket shaka, nënat e reja gjithmonë e më shumë po i kushtojnë rëndësi pamjes së tyre, për fotografinë e parë me foshnjat e sapo lindura.

Një numër i madh i nënave të reja, sidomos në botën perëndimore, porosisin fotografë profesional për momentin e lindjes, dhe pastaj përmes atyre fotografie, t’i njoftojnë të tjerët për lindjen. E si parapërgatitje për këtë, ato po vendosin makijazh.
Statistikat flasin vetë. 68% e grave në Britaninë e Madhe, mendojnë se është e nevojshme të vendoset makijazh në ditën kur ato do i lindin fëmijët e tyre.

Duke ia shtuar këtu edhe faktin, se gratë prej moshës 18 deri 31, madje marrin trajtim estetik për bukuri, përmes qendrave estetike.

Por cila është rrënja e një dëshire kaq të madhe për një fotografi perfekte ? Siç duket influenca e Instagramit, po ka rëndësi shumë të madhe për nënat e ardhshme.

Personalitetet e famshëm në media sociale, i shpërndajnë fotografitë e tyre, gjatë kohës kur bëhen nëna, dhe në ato fotografi duken mjaftë bukur. E kështu dëshirojnë të duken edhe njerëzit e zakonshëm.