Një gotë uthull molle në lavatriqe, dhe ju do të ‘shpëtoni’ rrobat

Mjafton një gotë uthull molle në lavatriqe dhe rrobat e juaja do të zbardhohen, por jo vetëm kaq, gjithashtu uthulla i zbut rrobat dhe i bën më të lehta për hekurosje.

Edhe pse secila shtëpi ka makinë larëse, shpesh herë gratë e gjejnë vetën të zënë ngushte nga moslarja e rrobave në mënyrën e duhur. Kështu, duke përdorur uthullën ju gjeni ‘shpëtim’.

Nese keni kafshë shtëpiake në shtëpi dhe keni problem me heqjen e qimeve në rroba, atëherë uthulla është shpëtim për ju.

Kur një pëlhurë është delikate, atëherë duhet bërë kujdes me të. Mjafton të vendosni atë në një enë me një gotë uthull dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas e shpëlani me ujë dhe e thani normalisht.

Zakonisht rrobat që lahen shpesh fillojnë dhe e humbasin ngjyrën. Për të shmangur këtë hidhni një gjysme gote uthull në lavatriqen tuaj.

Advertisement
Loading...