Një nuse si Emina Cunmulaj dëshirojnë të gjithë

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj prej kohësh jeton në Amerikë, e cila 4 vite më parë u martua me njërin prej miliarderëve më me influencë në Amerikë, Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza.

Përveç modelingut së fundmi shqiptaren e kemi parë edhe mjaft të angazhuar në çështje që i përkasin feminizmit dhe rolit të gruas në shoqëri.

Për këtë arsye Emina po përpiqet gjithnjë e më shumë që të sfidojë të gjitha komplekset që vendosen për një grua. Të kujdesej për kopshtin siç e pamë teksa qëndronte në Malësi  e tash së fundmi duke marrë pluhurat e shtepisë.

Së fundmi modelja ka postuar në Instastoryn e saj, një foto ku duket tamam nuse për shtëpi. Ndonëse Emina është gruaja e një burri shumë të pasur, gjithmonë është treguar modeste duke gatuar në shtëpi ushqimet e preferuara të familjes. Në foton në fjalë ajo, e veshur me rroba tipike për shtëpi, shihet duke pastruar e fshirë ambientin e brendshëm të shtëpisë.

Advertisement
Loading...