Nuk do e besoni se sa vite nga jeta “u merr” grave zgjedhja e veshjeve të duhura

Sa shumë kohë kalojmë përballë garderobës për të zgjedhur rrobat që veshim?
Veshja ka një ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në mënyrën se si ndihemi për veten, por dhe në opinionin që të tjerët kanë për ne.Kjo shpjegon dhe faktin se sa shumë kohë kalojmë përballë garderobës për të zgjedhur rrobat që veshim.Zgjedhja e veshjeve të duhura për punë, për darka, festat e aktivitete të tjera duket se na merr afërsisht rreth një vit kohë nga jeta jonë, transmeton “Living”.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se gratë shpenzojnë mesatarisht 16 minuta çdo mëngjes për të vendosur se çfarë duhet të veshin dhe rreth 14 minuta në një mëngjes të shtune apo të diele.Paktimi i valixhes për pushimet verore kërkon rreth 52 minuta kohë dhe një darkë a festë familjare 36 minuta.

Mesatarisht femrat do të kalojnë 287 ditë përpara garderobës dhe veshjeve të tyre.

Advertisement
Loading...