Ora e Blerim Destanit kushton afër 1 milion euro, zbuloni shifrën e çmendur

Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë, që na ka bërë tepër, por tepër krenarë me arritjet e tij në fushën e kinematografisë botërore.

Përveçse një aktor shumë i suksesshëm, djal simpatik dhe i përkushtuar pas familjes, Blerimi njihet edhe për jetën luksoze që bën, nxitur kjo jo vetëm nga të ardhurat e profesionit, por edhe nga fakti se vjen nga një familje tepër e pasur.

Shpeshherë vëmendja e fansave është drejtuar te çmimet e veshjeve të aktorit, që duhet ta pranojmë na kanë lënë pa fjalë, siç ndodhi edhe së fundmi.

Faqja e njohur e Instagramit “ëhat they ëearin” ka zbuluar se një nga orët e Blerimit, kushton 800,000 euro.

Nuk e dimë sa nga ju mund të shpenzonin kaq shumë për një orë, por unë as që do e çoja ndër mend, edhe nëse do i kisha ato para.

Por, duke qenë se Blerimi zotëron të gjitha cilësitë që i përmenda më sipër, ka standarde të tjera, e padyshim një orë të tillë e meriton.

Ndërkohë, më 13 nëntor 2020 pritet që në kinema të dalë filmi i tij më i ri, por mbetet për tu parë nëse pandemia do ia prishë planet.

“The comeback trail” është shkruar dhe drejtuar nga George Gallo dhe vjen si remake i filmit me të njëjtin emër të vitit 1982 nga Harry Hurëitz.

Projekti u njoftua në maj të vitit 2019, teksa xhirimet filluan në fillim të qershorit të 2019 dhe vazhduan deri në korrik në Neë Mexico. Pjesë e tij janë emra ikonë të Hollyëood, si Robert De Niros, Tommy Lee Jones dhe Morgan Freeman.

Advertisement
Loading...