Pas akuzave të çiftit zviceran, Loredana merr këtë vendim

Loredana Zefi po akuzohet nga një çift zvieran për marrjen e 700.000 frangave.

Lidhur me këtë rast, zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Luzernit, Simon Kopp për “Nau” ka bërë të ditur se hetimet ndaj Loredanës pritet të zgjasin disa muaj.

Përmes një videoje në Instagram, Loredana ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha festivalet ku kishte paralajmëruar të merrte pjesë./Arbresh.info/

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet. Natyrisht unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresoj se ju do të keni mirëkuptim për këtë”, ka thënë ndër të tjera reperja

Advertisement
Loading...