
Shyhrete Behluli është këngëtarja shqiptare që ka bërë dekada vitesh duke qëndruar në skenën muzikore.
Ajo edhe pse është e moshuar shpesh ka surprizuar fansat me stilin e saj dhe fotografi të ndryshme që poston në rrjetet sociale. Shyhretja është aktive në Instagram ku çdo ditë hedh imazhe nga më të ndryshmet.
Së fundi ajo ka postuar një fotografi duke hypur në aeroplan, ku edhe ka bërë me dije se po udhëton për në Brescia të Italisë.
Ajo çka bie në sy është kombinimi i veshjes së saj dhe takat e larta që nuk janë normale për një grua të moshës së saj, mirëpo Shyhretja tregon që ka shumë stil.
Këngëtarja në ditët e fundit është bërë lajm shumë i madh në mediat rozë, pas konfliktit që kishte me Motrat Mustafa.
Advertisement
Loading...






























