Pasi mohuan lajmin e rrahjes, Ramush Haradinaj uron gruan e tij për ditëlindje

Ramush Haradinaj  publikuar një fotografi në Facebook ku shkruan “Anita sot, urime gjithmonë”.

Disa ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se në Urgjencën e Prishtinës ishte paraqitur e rrahur bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita. Sipas mediave në Kosovë, ish-kryeministri kishte ushtruar dhunë ndaj saj për motive të paqarta.

“Bota sot” raportoi se burime nga Urgjenca e spitalit kanë konfirmuar lajmin se ajo që ka mbërritur në spital e dëmtuar fizikisht ka qenë Anita.

Po ashtu, burimet bëjnë me dije se në shtëpinë e ish- kryeministrit ka mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës.

Sipas mediave mjekët nuk pranojnë që të dalin publikisht të flasin për rastin në fjalë edhe pse kanë qenë vetë ata që kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj ka rrahur gruan e tij. Bluzat e bardha janë shprehur se kanë frikë që ta bëjnë publik rastin.

Haradinajt rrëfeu se ky ka qenë një thashethem shumë i ulët, i cili ka prekur familjarët e tyre.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”- ka treguar Anita.

E pyetur nëse e ka diskutuar këtë temë me bashkëshortin, ajo u shpreh:

“Jo fare. Nuk është hera e parë ë kam qenë pjesë e thashethemeve. Ne e kemi si shprehje që më është trashur lëkura. Por kjo ka qenë shumë e ulët. Nuk është se më ka bërë përshtypje thashetheme se shqetësimi që u ka sjellë familjarëve dhe njerëzve, qoftë edhe fëmijëve. Unë kam qenë në Durrës, Ramushi ka qenë në Kosovë me fëmijët. Madje kam dëshmitarë okularë”.

 

Advertisement
Loading...