Pasi u infektua me virus, Cristiano ngushëllohet në shtrat nga Georgina

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije federata portugeze, ashtu sikurse mësohet se futbollisti është asimptomatik.

Megjithatë, Ronaldo është karantinuar, duke u shkëputur edhe nga familja e tij. Georgina Rodriguez, partnerja e sportistit prej vitesh, ka treguar se si i kalojnë ditët ajo dhe Cristiano, ndonëse në distancë. Georgina ka ndarë një foto nga biseda me Ronaldo-n, ku ka shtuar edhe një koment. “Je frymëzimi im”, ka shkruar Rodriguez. Çifti mesa duket nuk mund të qendrojnë dot larg njëri-tjetrit dhe falë teknologjisë, kanë arritur të komunikojnë çdo moment.

Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa dashurinë mes tyre nuk e kanë kurorëzuar ende në martesë. Pritet që Georgina dhe Cristiano të organizojnë një ceremoni private celebrimi, por mesa shihet një event i tillë do ende kohë për tu organizuar. Tani, me rëndësi është shërimi i futbollistit për tu rikthyer sërish në fushë.

Advertisement
Loading...