Shqiponjën shqiptare apo amerikane? Gashi nuk mund ta ndajë mendjen

Gashi ka folur shpesh me krenari për origjinën shqiptare, në intervista të ndryshme. Ndonëse nga Kosova u largua në moshë fare të vogël, këngëtari sigurohet që ‘rrënjët’ të mos i harrojë asnjëherë.

Gashi njihet edhe për pasionin e tij për tatuazhet dhe një prej tyre, është një shqiponjë e vogël e gdhendur në dorën e majtë të reperit. Por, ky i fundit mesa duket nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka realizuar një tatuazh në krah, ku shihet flamuri amerikan dhe shqiponja shqiptare, si simbol i vendlindjes dhe ‘shtëpisë’ së tij aktuale, siç janë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesa duket, Gashi nuk ka ndërmend të ndalet me tatuazhet dhe një i apasionuar pas tyre, në këtë rast, do të komentonte: ‘Mirë e bën!’

Reperi po shijon suksesin e albumit të tij “1984”, si dhe bashkëpunimit me Sting në këngën “Mama”. Për në vijim, Gashi ka siguruar se projektet nuk do ndalen…dhe ne presim me padurim!

Advertisement
Loading...