
Kim Kardashian është një nga femra më të përfolura, Instagrami i së cilës numëron 136 milion ndjekës, transmeton Gazeta Metro.
Si ajo u bë e famshme e dimë të gjithë, por ajo po në mënyrën të mirë po e menaxhon atë famë dhe të përfitoj nga ajo. Së fundmi ka akuzuar firmën Missguided USA, një kompani veshjesh pasi përdorën imazhin e saj. Për këtë arsye, Kim do ta hedhë në gjyq për 5 milionë dollarë.
Në dokumentet e siguruara nga TMZ thuhet se Kim justifikon paratë duke treguar se kapaciteti i saj është të fitojë shumë para. Ajo fiton rreth 300 mijë – 500 mijë dollarë vetëm për një postim në Instagram.
Shpesh herë, Kim refuzon të pranojë ofertat pasi nuk pëlqen të bëjë shumë reklama. Sa i përket padisë, Kim thotë se firma i ka dëmtuar imazhin.
Advertisement
Loading...






























