Pavarësia e Kosovës/ Ja sa do të paguhen këngëtarët, kryeson Luana

Festohet ditën e dielë Pavarësia e Kosovës. E si çdo vit edhe këtë herë një festë e madhe do të organizohet në Kosovë, por edhe në diasporë. N

ë qendër të Prishtinës do të jetë disa nga artistët më të dashur të publikut, që atë natë do të performojnë të paguar edhe me çmime ekstra. Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Lluni, Fuego dhe DJ Dagzi, janë vetëm disa prej tyre që të dielën do të jenë në shesh.

Pagesat për ta do të jenë edhe më të majme sesa këngëtarët paguhen në koncertet e tyre rutinë. Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagz.

E ndërkaq Dafina Zeqiri do të marrë 3 mijë euro për performancën e saj.

Ndërkaq Luana Vjollca vijon të jetë “mbretëresha”, sa i përket tarifave që ajo ka. Plot 5 mijë euro do të marrë moderatorja seksi mbrëmjen e 17 shkurtit ku dhe do të performojë pranë shqiptarëve në Zvicër.

Një tjetër veçanti që do të spikas është edhe rikthimi i ELvana Gjatës në skenë. Këngëtarja e do të ngjitet në skenë pas muajsh ndërprerje, në Prishtinë.

Do të jetë një recital akustik i ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari. Koncerti pritet të mbahet në një teatër të njohur në kryeqytetin e Kosovës. Gjithcka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me cdo detaj.

Advertisement
Loading...