
Një nga sfidat e famshme të “Shiko Kush LUAN” është ‘Paintball’. Gjiko, si një nga të ftuarit specialë të mbrëmjes është vënë përballë pyetjeve ‘pikante’, përgjigjen e së cilave e ka dhënë duke goditur me bojë fotot e këngëtarëve në tabelë.
“Cili nga artistët në tabelë është artisti më i dobët në karrierë?”, ishte pyetja që Fifi i drejtoi Gjikos dhe reperi bëri zgjedhjen e tij, duke shënjestruar Blunt dhe Real1. Por reperi nuk ndaloi me kaq. Një tjetër pyetje për Gjikon ishte se cilit prej reperëve në tabelë do t’i bënte diss dhe shënjestra ishin përsëri Blunt dhe Real1. Nisur nga kjo, Gjikos iu kërkua t’i kushtonte disa rreshta kolegëve. Reperi fillimisht refuzoi, duke thënë: “Pse t’i bëj të famshëm, sa kanë vdekur pse duhet t’i ringjall?” Megjithatë, dy vargje nuk kanë munguar nga Gjiko.
“Gjith i njejt Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi
E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”, ka qenë ky diss-i i reperit ndaj Blunt dhe Real1. Epo, ja ku e dëgjuam edhe këtë!






























