
Enca njihet për popullaritetin e saj në vendet arabe. Pak javë më parë, ajo arriti të bëhej e para artiste shqiptare me 2 milionë ndjekës në “Instagram” dhe shumë shpesh e ka përmendur se pjesa më e madhe e tyre rezulton pikërisht nga vendet arabe. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një emision të njohur në Irak, të quajtur “Rudaw”.
Ka qenë pikërisht Enca ajo që e ka bërë të ditur këtë fakt, duke publikuar një video ku shihet teksa po intervistohet nga gazetarët e huaj. “Ishte një kënaqësi”, ka shkruar Enca, ku në fund përshëndet të gjithë fansat e saj në gjuhën arabe.
Advertisement
Loading...






























