
Orinda Huta ka rrëfyer për herë të parë një episod nga prapaskena e dasmës së saj me moderatorin Turjan Hysko, të mbajtur dy vite më parë. E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Orinda tregoi se pak orë përpara se të fillonte ceremonia, vendi ishte mbushur me ujë për shkak të shiut, e sesi ajo nuk ishte vendosur qëllimisht në dijeni nga miqtë e familjarët e saj.
“Kur jam zgjuar në mëngjes, kam qenë vetëm me motrën time në shtëpi dhe ishte vranët. Filloi të binte shi me gjyma. Të gjithë thonin që nuk bie shi këtu tek ne, domethënë tek eventi. Dhe unë që thoja, vetëm nëse këtu tek unë ka shi e te të gjithë ju të tjerët nuk ka. Ashtu thonin, vetëm tek ty ka shi, më bënin dhe për budalle.
I thoja, realisht kam emocione, por mos më bëni budalle se e di që ka shi. Merrja Klevisin, shokun tim që shkonte tek vendi e thoshte nuk ka shi. Atje ishte mbytur, kishin ardhur ta hiqnin me pompë. Kur kam arritur, ishte diell dhe kishte një pellg të vogël dhe Marcela u kujdes direkt. Më mirë që ra shi se na freskoi pak”, tha Orinda.






























