Policia e Zvicrës e arrestoi, policia e Kosovës i bën dhuratë Loredanës

Me siguri nuk e keni lënë pa dëgjuar këngën e fundit të Loredanës, të titulluar “Rockstar”. Në këtë projekt, reperja nxjerr edhe njëherë në pah faktin se është emër i lakuar, shumë i sukseeshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë.

Kur vozis natën në bllokun tim
Edhe policët ndalojnë për një moment
Sepse dukem si një yll roku
Zyrtar, a ka ndonjë problem? (Hë?)
Unë nuk pashë (shih) asgjë, nuk thashë asgjë (jo, jo). Çdo polic e di që unë jam Lori
Megjithatë më trajto sikur emri im është Toni

Madje, këtë herë ka futur në valle edhe vëllezërit e saj, duke thënë se nuk u trembet prangave sepse ka vëllezërit me vete.

Këta të fundit njihen në mediat zvicerane si problematikë, madje njëri prej tyre është dënuar 73 herë për vjedhje sipas “20 min.ch”. Madje edhe vetë Loredana ka pasur probleme me policinë zvicerane, deri në momentin që mbylli plotësisht çështjen me zonjën Petra.

Me policinë zvicerane mund të mos i ketë punët mirë, por me policinë e Kosovës i ka të përkryera!

Prej disa ditësh Loredana ka ardhur në vendin e saj, ndërsa sot ka marrë edhe një dhuratë të bukur nga policia e vendit.

Reperen e kanë surprizuar me një medalje të policisë së Kosovës, ndërsa ajo s’vonoi ta publikonte në Instagram, duke falenderuar publikisht.

Arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë lidhet me xhirimet e klipit të këngës së re që pritet të publikohet së shpejti.

 

Advertisement
Loading...