Të gjithë u tallën, por zbuloni sa vota ka marrë Kanye West në zgjedhjet amerikane

Besojeni ose jo por Kanye West ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Reperi u fut në garë si kandidat i pavarur, ndërkohë që kandidati i Partisë Demokratike Joe Biden është në një garë vërtetë të fortë me Presidentin Donald Trump për të marrë 270 vota elektrolae që duhen për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Në këto zgjedhje Kanye votoi për herë të parë në jetën e tij dhe sigurisht votën ja dha vetes. Ai humbi disa nga datat kyçe të regjistrimit të zgjedhjeve në disa prej shteteve, prandaj 50 mijë vota që mori, të paktën deri në orët e para të mëngjesit, u panë si një surprizë e madhe. Vendi ku ka marrë më shumë vota ishte Tennessee, ku mori gati 10 mijë ose 0.3% të tyre. Ai ka dalë përpara kandidatëve nga “Partia e Gjelbër” apo “Partia e Socializimit dhe Liberalizmit”. Jo keq për herë të parë dhe si i pavarur.

Shtetet ku reperi mori vota janë të fituara më së shumti nga Trump, këtu përfshihet Arkansas, Idaho, Kentucky apo Oklahoma. Gjithsesi nuk dihet si do shkonte po të ishte regjistruar në të gjitha shtetet në kohë, ndoshta do kishte lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme në këto zgjedhje.  Sipas një raporti të “NBC Neës”, ai shpenzoi gati 5.9 dollarë për të financuar fushatën dhe besohet se do të marrë sërish pjesë në 2024.

Një video e tij ka qarkulluar në rrjetet sociale mbrëmë, teksa ndiqte rezulttet e zgjedhjeve, disi i nervozuar.

Ndoshta ka menduar se kishte ndonëj shans. Ndërkohë nuk dihet ende për kë ka votuar bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, e cila në të kaluarën ka mbështetur gjithmonë Partinë Demokratike.

Advertisement
Loading...